Të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë që e kanë aktive adresën tip: emër_mbiemëQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. në platformën Microsoft Teams dhe nëpërmjet të cilës kanë zhvilluar mësimin online që prej fillimit të vitit akademik, njoftohen se për të zhvilluar PROVIMET ONLINE, në momentin e mbërritjes së testit në platformat e tyre (kompjuter, laptop, celular, tablet) do t’ju kërkohet të vendosin edhe njëherë passwordin personal me të cilin janë loguar në adresat e tyre. Kështu do të bëhet i mundur zhvillimi i provimeve.
Për të parandaluar çdo problematikë në lidhje me passwordin, studentët vihen në dijeni që në rast se nuk e mbajnë mend apo nuk e disponojnë passwordin e vendosur prej tyre, të aplikojnë për një password të ri të gjeneruar, duke plotësuar pyetësorin në linkun bashkëlidhur.
Për zhvillimin e provimeve, studentët duhet ta kenë të aksesueshëm adresën e tyre zyrtare në domainin unitir.edu.al, në kompjuterin personal përveç se në telefonin e tyre.

Kliko këtu për Reset Password:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=NhkHq6jtTEibPfvSHb0IJlDyNZsHxH1Kgcji8_aEiU1UMFlQSFFFQjMwWkFLNEtDR05KOU1YWlA1OS4u

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.