Në vijim të procesit të përdorimit të platformës "Microsoft Teams", ju informojmë se të gjithë studentëve BACHELOR PËRSËRITËS të cilët nuk janë pajisur ende me adresën përkatëse, do t'ju krijohet një adresë e re e-maili "emër_mbiemëQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo." në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i provimeve online.
Këtu do të gjeni pyetësorin për regjistrimin e të dhënave tuaja ku çdo student duhet të vendosë përveç të tjerave një e-mail të saktë personal, i cili do të shërbejë për krijimin e e-mailit të ri në platformën Online Microsoft Teams.
Plotësimi sa më i saktë i të dhënave tuaja është i domosdoshëm për arsye planifikimi pjesëmarrje në provime online sipas grupeve përkatëse.
Më poshtë mund të shkarkoni aplikacionin e Microsoft Team për mobile/desktop version.
https://www.microsoft.com/en-ww/microsoft-365/microsoft-teams/download-app.
Këtë aplikacion mund ta aksesoni vetëm me kredencialet që do t'iu vijnë në adresën tuaj personale nga Support Team i Universitetit të Tiranës, në momentin kur do t'iu krijohet adresa juaj e re në domain-in unitir.edu.al.
 
Afati i plotësimit të pyetësorit është deri ditën e Martë, dt. 09 Shkurt 2021!
 
Klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin:

Regjistrim i të dhënave për pajisjen me adresë e-mail, për aksesin e platformës Online Microsoft Teams - BACHELOR PËRSËRITËS

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.