utfeact000010.jpg

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës prezantoi ditën e Enjte, datë 08.02.2024, në ambjentet e fakultetit, 40 kandidatët fitues të ciklit të tretë të studimeve, Doktoratë në “Shkenca Ekonomike”, për vitin akademik 2023-2024.

Në aktivitetin e organizuar nga FE ku mernin pjesë edhe zëvëndës dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve, dekani Prof. Dr. Dhori Kule përshëndeti dhe ju uroi suksese kandidatëve fitues.

“FE me strukturat e veta ka qenë dhe është plotësisht i përgatitur të sigurojë, sikurse në çdo fushë, suksesin në këtë cikël studimi tepër të rëndësishëm. Në vitet e mëparshme kemi histori suksesi në lidhjen e kërkimit me nevojat e vendit për kontribut shkencor” – u shpreh ndër të tjera Prof. Kule.

Këtë vit pati 88 aplikime. Në zbatim të Ligjit Nr. 80/2015 për Arsimit e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Dekani miratoi fituesit që u përzgjodhën nga komisionet ad hoc të departamenteve sipas kritereve të shpallura dhe në përputhje me procedurat ligjore.

Lista e aplikantëve fitues

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.