10.jpeg

Më 13 Qershor 2023, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Dekani, Prof. Dr. Dhori Kule, përfaqësues nga Dekanati, pedagogë, studentë, Drejtori i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank, Z. Alessandro D’Oria, si dhe drejtues të lartë të bankës.

Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të Ish Kryeministrit Italian z.Silvio Berlusconi.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Dhori Kule shprehu rëndësinë e formalizimit të këtij bashkëpunimi, i cili në fokus ka rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të studentëve tanë, nëpërmjet mundësive që Intesa Sanpaolo Bank do të ofrojë dhe pedagogëve nëpërmjet kryerjes së projekteve kërkimore të përbashkëta.

Kjo marrëveshje synon zhvillimin e internship-eve, aktivizimin e iniciativave mbështetëse të studimeve (bursa,  mbështetje për programet e doktoraturës, etj.), kryerjen e kurseve të trajnimit dhe aktiviteteve të zhvillimit të personelit për Intesa Sanpaolo Bank Albania, realizimin e projekteve kërkimore dhe inciativave lidhur me mbështetjen e inovacionit. 

Drejtori i Përgjithshëm, Z. D’Oria bëri një prezantim të grupit të bankës dhe prezencës së tij në Shqipëri. Gjithashtu ai foli mbi objektivat e ardhshme të bankës dhe mundësitë që këto objektiva do të sjellin për studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomisë falë këtij bashkëpunimi.

Në përfundim të takimit, të dy palët shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të jetë i sukseshëm.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.