Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Programi Erasmus +, shtyhen thirrjet për të ndjekur një vit akademik për studime pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE) dhe pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike për vitin akademik 2023-2024.

➢ Shtyhet thirrja për aplikim për 10 (dhjetë) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën franceze, Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2023-2024.

➢ Shtyhet thirrja për aplikim për 2 (dy) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në Institutin e Administrimit të ndërmarrjeve (IAE), programet në gjuhën angleze, në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2023-2024.

➢ Shtyhet thirrja për aplikim për 3 (tre) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Programit Erasmus +, në gjuhën franceze, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike (Faculte des Sciences Economique), në Universitetin e Poitiers, Francë, për vitin akademik 2023-2024.

Klikoni për më tepër:
Shtyhen thirrjet për aplikim për bursa studimi në Universitetin e Poitiers

Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.