Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden Leer, Gjermani, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit (International Project Week) në datat 24 – 28 Prill 2023.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja:
- 5 + 2 ditë;

Fushat e shkëmbimit:
- Administrim Biznesi;

Afati për aplikim: 30 Nëntor 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:

Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden Leer, Gjermani, për të marrë pjesë në aktivitetin “International Project Week” që ata do të organizojnë në datat 24 –28 Prill 2023

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.