Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 10 – 14 Tetor 2022.

Llojet e mobilitetit / kohëzgjatja:

- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

- Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim (5+2 ditë)

Afati për aplikim: 14 Shtator 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër: 

Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, Turqi, për të marrë pjesë në aktivitetin “Staff Week” që ata do të organizojnë në datat 10 – 14 Tetor 2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.