Konferenca_1.jpeg

Ditën e Premte, dt. 26.11.2021, në Godinën Liria, salla Aula Magna, Departamentet e Financës dhe të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, UT, në bashkëpunim me Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Torinos, Itali, zhvilluan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të titulluar “Financa dhe Kontabiliteti përballë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Në fokus të kësaj konference ishin sfidat e përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm si në sferën e edukimit ashtu edhe në aspektet financiare dhe ato kontabël. Gjatë seancës plenare dhe katër seksioneve paralele që vijuan, u prezantuan 43 punime nga 80 autorë: akademikë të UT, Universitetit të Torinos dhe Bolonjës, Universiteteve të Kosovës,  IAL-ve të tjera publike dhe jopublike të vendit tonë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompanive më të mëdha të auditimit dhe konsulencës financiare si Deloitte,  KPMG, Mazars, si dhe ndërmjetës financiarë, banka dhe kompani sigurimi.

Në seancën plenare përshëndetën, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, Prof. Asoc. Melchior Gromis di Trana, delegat ndërkombëtar i Departamentit të Menaxhimit në Universitetin e Torinos, Z. Roden Pajaj, përfaqësues i Deloitte, Përgjegjësja e Departamentit të Financës, Prof. Asoc. Dr. Dorina Kripa dhe Përgjegjësja e Departamentit të Kontabilitetit, Prof. Dr. Ingrid Shuli, në Fakultetin e Ekonomisë, UT.

Pjesë nga fjalët përshëndetëse

Foto nga konferenca

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.