Me Vendimin e Senatit Akademik të UT, nr. 6, dt. 14. 02. 2019 "Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e rregullores për zgjedhjen e Këshillave të Studentëve", është ngritur grupi i punës me anëtarë të Senatit Akademik për hartimin e rregullores për zgjedhjen e Këshillave të Studentëve. Në datën 25. 03. 2019, grupi i punës ka dorëzuar të firmosur nga 6 anëtarë, materialin e hartuar.

Në bazë të nenit 99, pika 4 të Ligjit nr. 80/2015, dt. 22. 07. 2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë", përpara se kjo draft rregullore të miratohet në Senatin Akademik, duhet të merren parasysh edhe propozimet e paraqitura nga studentët.

Për sa më sipër, ftohen e studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të paraqesin propozimet e tyre në lidhje me draft rregulloren, me email, në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., brenda datës 10 Prill 2019.

Klikoni për më tepër:
Draft Rregullore për Zgjedhjen e Këshillave Studentorë në Universitetin e Tiranës

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.