Departamenti: Kontabilitetit
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Brisejda (Zenuni) Ramaj ka përfunduar studimet e ciklit të parë (sistemi katërvjeçar) për Financë-Kontabilitet viti 2009, ciklin e dytë të studimeve Master në Kontabilitet dhe Auditim viti 2013 si dhe ciklin e tretë në të cilin ka fituar Gradën Shkencore “Doktor” në Kontabilitet viti 2018. Ka marrë pjesë në Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare me referime si autore e parë dhe autore e dytë, gjithashtu ka publikuar artikuj në revista ndërkombëtare kërkimore dhe shkencore. Përpos punës kërkimore shkencore ka eksperiencë në mësimdhënie dhe trajnime në Erasmus+ Staff week for teaching and training Partnerships for Cooperation on the Balkans Bullgari (Veliko). Ka marrë pjesë në projekte të zhvilluara në rang fakulteti. Që prej janarit të vitit 2017 deri në dhjetor 2022 ka qënë staf me kohë të plotë në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit dhe është angazhuar në procesin e mësimdhënies në fushën e kontabilitetit në lëndët: Parimet Bazë të Kontabilitetit, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet i Avancuar, Kontabilitet Kosto, Kontabilitet Drejtimi, Kontabilitet Aplikativ, Auditim dhe Shënimet e Sigurisë dhe të Konsulencës. Viti 2010-2014 eksperiencë pune në sektorin publik si financiere dhe 2015-2019 eksperiencë pune në sektorin privat. Në vitin akademik 2013-2014 si pedagoge e jashtme në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Që prej dhjetorit të vitit 2020 pas përfundimit me sukses të provimeve të aftësisë profesionale mban titullin profesional ‘Kontabilist i Miratuar’. Gjithashtu ka qenë pjesë e Grupit të Vlerësimit të Brendshëm në Programit të studimit Bachelor në Kontabilitet, Janar 2020. Prej dhjetorit të vitit 2022 është staf efektiv pranë Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Fusha e kërkimit: Standardet Ndërkombëtare të Edukimit në Kontabilitet në Universitet (programe studimi IPD- Initial Professional Development) dhe Organizata profesionale (CPD-continuing Professional Development), Implementimi i Sistemeve të informacionit në Kontabilitet.
Lëndët: Kontabilitet Drejtimi Avancuar, Kontabilitet Drejtimi, Kontabilitet Financiar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.