Departamenti: Financë
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Eni Numani është pedagog në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës që nga viti 2012, ku jep lëndët: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar dhe Drejtim Financiar Ndërkombëtar. Ai është diplomuar në degën Financë-Kontabilitet, profili Financë në Fakultetin e Ekonomisë me medalje ari në vitin 2010 dhe më pas ka punuar si konsulent financiar deri në fillimin e karrierës akademike. Në vitin 2013 ka filluar studimet doktorale pranë Departamentit të Financës dhe aktualisht po punon disertacionin në fushën e financave të biznesit. Fushat kryesore të interesit të tij janë: vlerësimi i ndërmarrjes, financat e ndërmarrjes, financat ndërkombëtare etj. Ai është autor dhe bashkauor i një sërë punimesh shkencore të fokusuara kryesisht në këto fusha, si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Vlerësimi i ndërmarrjes; Financat e ndërmarrjes; Financat ndërkombëtare
Lëndët: Drejtim Financiar, Drejtim Financiar i Avancuar, Drejtim Financiar Ndërkombëtar
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.