Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për t'u përfshirë në programin e Doktoratës në Shkenca Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë, UT 

a. Të ketë përfunduar studimet e larta në Ekonomi në të paktën njërin nga nivelet e mëparshme të studimeve.

b. Të zotërojë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit 4-vjeçar, apo nga një program studimi të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente.

c. Të ketë rezultate të larta në secilin nga studimet e ciklit të parë dhe të dytë.

ç. Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht në përputhje me nivelet e parashikuara në Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, ndryshuar me Udhëzimin nr. 20, datë 22.09.2017.

d. Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij, apo të mos jetë gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike në programin e studimeveve.

 

Kush mund të aplikojë në Programin e Doktoratës pranë Fakultetit të Ekonomisë

Studimet e doktoratës ofrohen me prioritet për ata persona që e kanë detyrim ligjor kualifikimin e tyre në nivelin e tretë të studimeve, për shkak të punësimit si personel akademik në IAL.

Prioritete të shpallura janë:

1. Personel akademik i punësuar me kohë të plotë në:

a. Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

b. Fakultetet e ekonomisë të universiteteve të tjera publike dhe jopublike.

2. Staf akademik me kohë të pjesshme i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës kur është i punësuar me kohë të plotë në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.

3. Punonjës të institucioneve dhe organizatave publike dhe jo publike, që përfshihen në kërkim bazë ose të zbatuar, aktiviteti i të cilave lidhet me fushat e kërkimit të njësive bazë të Fakultetit të Ekonomisë.

 

Kritere Specifike

Nëqoftëse do aplikohet në programin e studimit Shkenca Ekonomike, nënfusha “Financë” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:

  1. Të këtë përfunduar ciklin e parë (Bsc) në fushën e Financës ose të ngjashme me të, dhe ciklin e dytë (Msc), apo Diplomë e integruar e nivelit të dytë, apo diplomë sipas sistemit të vjetër 4 vjeçar, në fushën e Financës.
  2. Të zotërojë një titull tjetër studimi i fituar në Institucione të huaja të Arsimit të Lartë (pasi të jetë njohur nga institucionet shqiptare përkatëse), ciklin e parë (Bsc) në fushën e Financës ose të ngjashme me të, dhe ciklin e dytë (Msc) në fushat e Financës.

Nëqoftëse do aplikohet në programin e studimit Shkenca Ekonomike, nënfusha “Kontabilitet” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:

  • Të këtë përfunduar studimet për Kontabilitet ose nënfushat e kontabilitetit, në të paktën një prej cikleve të mëparëshme të studimeve të ciklit të parë (Bsc) ose të dytë Master Shkencor. Preferohet të kenë marrë diplomën Msc në FEUT.

Nëqoftëse do aplikohet në programin e studimit Shkenca Ekonomike, nënfusha “Manaxhim” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:

  • Të ketë përfunduar studimet për Manaxhim, ose në fusha të ngjashme me të, në të paktën një prej cikleve të mëparshme të studimeve, Bachelor dhe/ose Master i Shkencave.

Nëqoftëse do aplikohet në programin e studimit Shkenca Ekonomike, nënfusha “Sisteme Informacioni në Ekonomi:” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:

  • Të këtë përfunduar studimet për Informatikë Ekonomike në Fakultetin e Ekonomisë UT, ose në programe studimi të ngjashme të informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës UT, në Universitetin Politeknik të Tiranës, ose në institucione të tjera të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, në të paktën një prej cikleve të mëparshëm të studimeve të ciklit të parë (Bsc) ose të dytë Master Shkencor. Prefereohet të ketë marrë njërën nga diplomat në FEUT.

Nëqoftëse do aplikohet në programin e studimit Shkenca Ekonomike, nënfusha “Statistikë dhe Matematikë e Aplikuar në Ekonomi” duhet të mbahen parasysh edhe këto kritere specifike:

  • Të këtë përfunduar studimet për Informatikë Ekonomike, ose në degë të tjera të Ekonomisë, të Statistikës, Matematikës ose degë të ngjashme me to, në institucione të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, në të paktën një prej cikleve të mëparshëm të studimeve të ciklit të parë (Bsc) ose të dytë Master Shkencor. Preferohet të ketë marrë njërën nga diplomat në FEUT.

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.