sesion_informues.JPG
 
Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania zhvilluan sesione informuese me studentët e lëndës së Inovacionit. Ata adresuan pyetjet e tyre mbi idetë e biznesit dhe programit të JAA.
 
Ky program ofron për të gjithë studentët mundësinë e zhvillimit të një ideje biznesi ose që e kanë nisur tashmë dhe duan ta rrisin nëpërmjet workshop-eve dhe bootcamp-eve nga ekspertë të huaj, ekspozim në eventet ndërkombëtare të startup-eve, si dhe ta prezantojnë në Demo Day përpara një jurie ndërkombëtare.
 
Sesionet informuese do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në ditët në vijim, të mërkurën dhe të enjten, duke i krijuar kështu mundësinë të marrin pjesë të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë, të cilët kanë ide biznesi apo dëshirë për të krijuar startup-et e tyre.
Për çdo informacion lidhur me oraret e zhvillimit të sesioneve informuese, ju lutem drejtohuni pranë Zyrës së Karrierës.
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.