Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Jorgo Çipa ka përfunduar studimet “Bachelor në Informatikë Ekonomike” në vitin 2011 dhe “Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi” në vitin 2013 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në Mars 2021, Jorgo i është bashkuar stafit të Universitetit të Tiranës si pedagog i brendshëm, pas disa viteve angazhim si pedagog i ftuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ai vjen në këtë pozicion të ri pas 8 viteve eksperience pune pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ku ka mbajtur pozicionin si Përgjegjës i Sektorit të IT dhe Sigurisë së Rrjeteve. Puna e tij kërkimore është fokusuar mbi çështjet e sigurisë në rrjetet e komunikimeve elektronike dhe veçanërisht në lidhje me bllokimin, filtrimin dhe heqjen e përmbajtjeve të paligjshme ose të dëmshme në internet.
Fusha e kërkimit: Siguria Kibernetike, Rrjetat Kompjuterike
Lëndët: Siguria e Informacionit, Komunikim të Dhënash dhe Rrjetat Kompjuterike, Hyrje në Informatikë
Copyright © 2022 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.