Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: Pedagoge e brendshme
Biografia: Majlinda Godolja u diplomua në degën Matematikë 5-vjecare, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, në vitin 1994. Në vitin 2000 mori gradën MBA pranë FEUT në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës-Lincoln USA, kurse në vitin 2006 mori gradën Doktor i Shkencave, pranë FEUT. Majlinda Godolja mban titullin Profesore e Asociuar që prej vitit 2015 dhe është lektore në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar prej vitit 2000. Në vitet 1996 – 2000 ka punuar në Qendrën e Kriptologjisë, Ministria e Mbrojtjes dhe pedagoge e jashmte në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ajo ka prezantuar punën e saj shkencore në konferenca të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar punime në disa revista shkencore.
Fusha e kërkimit: Teoria e Lojrave, Kerkime Operacionale, Optimizim Dinamik, Modelim dhe Simulim
Lëndët: Matematikë 1, Matematikë 2, Matematikë Biznesi, Matematikë e Zbatuar, Elemente të Optimizimit, Modelimi në Biznes
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.