Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Gjergji Mulla mban aktualisht pozicionin e Zv. Dekanit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar që nga viti 2014. Nga viti 2002 dhe deri në vitin 2013 ka qene i angazhuar ne mësimdhënie si pedagog i jashtëm pranë departamentit te Informatikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore. Nga viti 2000 deri ne vitin 2014 ka mbajtur poste te ndryshme ne departamentin e IT-se ne Banka te nivelit te dyte dhe gjithashtu ka qene Drejtor i Sigurisë se Informacionit pranë Bankes Credit Agricole (Albania). Ka përfunduar studimet në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Natyrore në vitin 2002 dhe në vitin 2007 studimet Master të Nivelit të Dytë në Informatike pranë këtij Fakulteti. Gjithashtu ne vitin 2016 ka përfunduar punimitn te tij te doktoratures me teme “NDËRTIMI I NJË PLANI SIGURIE PËR MBROJTJEN E PROÇESEVE DHE INFORMACIONEVE KRITIKE OSE SENSITIVE” duke mare gradën Doktor. Eshtë i angazhuar në mësimdhënie qe prej vitit 2002, kryesisht në lëndët e lidhura me Sigurinë e Informacionit dhe Zhvillimit te Aplikacioneve kompjuterike. Ka një kontribut të gjerë në fushën kërkimore të pasqyruar në projekte, artikuj shkencorë, botime dhe pjesëmarrje në konferenca. Gjithashtu ka një eksperiencë te gjate në zhvillimin dhe implementimin e sistemeve Informatike.
Fusha e kërkimit: siguri informacioni, Business Continue Management, Web Application, Implementim Sistemesh Bankare
Lëndët: Hyrje në Informatikë, Siguria e Informacionit, Informatikë
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.