Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Lindur më 19. 09.1957 Detyrat e kryera: 1980-1984: Merceologe në Ndërmarrjen e Shitblerjes Tiranë 1983-1984: Anëtare e Këshillit Shkencor të Ministrisë së Tregëtisë së Brendëshme 1983-1984: Pedagoge e jashtme në katedrën e Merceologjisë në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë. 1984-1991: Asistent pedagoge në katedrën e Merceologjisë të fakultetit të Ekonomisë, të UT. Nga viti 1991: Pedagoge pranë katedrën e Merceologjisë, të Turizmit dhe sot pranë Departamentit të Marketing-Turizmit të FEUT. 2002-2007: Anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë të UT Formimi universitar dhe pasuniversitar: 1980: Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të UT, me titull diplome “Merceolog Industrial” 1991: Mbrojtje e gradës së Kandidatit të Shkencave, (Vendimi i Komisionit të Lartë të Atestimit nr. 258 dt. 17.09.1991. Numri i rregjistrit 2824 dt. 20.09.1991) 1993: Konvertim i gradës "Kandidat i Shkencave" në "Doktor i Shkencave" (VKM nr. 351 dt. 30.06.1993. Numri i rregjistrit 2824, dt. 28.10.1994); 1999: Me vendimin Nr. 8, datë 16.03.1998 të "Komisionit të Kualifikimit Shkencor" marr titullin "Profesor i Asociuar" Veprimtaria mësimore: Lektore sistemin katër dhe tre vjeçar, në lëndët "Merceologjia Industriale" "Marketingu i Turizmit", "Produkti Turistik", "Bazat e Turizmit", "Drejtimi i Udhëtimeve Turistike" "Bazat e Marketingut" dhe "Promocioni" në FEUT. Lektore në lëndët "Drejtimi i Udhëtimeve Turistike" dhe "Bazat e Marketingut" në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe në lëndën “Multimedia” në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, Maqedoni. Në nivel pasuniversitar në SHPU lektore në lëndët “Rajonet turistike” Në Master lektore në lëndën “Promocioni” pranë FEUT dhe në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Sot në nivel master lektore në lëndët «Komunikimi Marketing», «Manaxhimi i Ndërmarrjeve të Udhëtimeve Turistike» dhe «Manaxhimi i Cilësisë së Shërbimeve Turistike». Në shkollën e doktoraturës: Lektore në lëndën Vendimmarrja në Komunikimin e integruar marketing. Veprimtaria shkencore pas marrjes së gradës shkencore Dr përbëhet nga dy monografi, 8 teksteve mësimore, 15 artikujve të botuar në buletine shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe 19 referime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe në disa studime, recensa dhe oponenca disertacionesh dhe udhëheqje mikrotezash.
Fusha e kërkimit: Komunikimi Marketing, Marketingu i shërbimeve turistike, Veprimtaria e ndërmarrjeve Tour-Operator dhe ndërmjetësave të tjerë në turizëm.
Lëndët: Bazat e Marketingut, Komunikimi Marketing, Menaxhimi dhe Marketingu i Shërbimeve Turistike, Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Udhetimeve Turistike
Copyright © 2023 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.