Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Loren Lazimi ka mbaruar studimet në Administrim Biznesi, profili Menaxhim ne vitin 2009 (sistemi 4-vjecar) dhe më tej Master Profesional në Administrim Biznesi (MBA) pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT në vitin 2014 me rezultate të larta. Ai është punësuar kryesisht në sektrorin privat të telekomunikacionit duke u promovuar në pozicione të larta drejtuese. Loren Lazimi e nisi karrierën e tij si pedagog i ftuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT ne vitin 2015, kërkues pranë Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) nga viti 2018, pjesmarrës në konferenca ndërkombëtare dhe nga viti 2020 punon si pedagog me kohë të plotë në FEUT. Gjatë rrugëtimit akademik ka botuar disa artikuj shkencorë, kryesisht në fushën e manaxhimit strategjik. Ai është seminarist/lektor në lëndën Manaxhim Strategjik, Marrje Vendimesh Manaxheriale dhe Etikë Biznesi në Fakultetin e Ekonomise, UT.
Fusha e kërkimit: Manaxhim Strategjik, Marrje Vendimesh Manaxheriale dhe Etikë Biznesi
Lëndët: Menaxhim Strategjik
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.