Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Brunilda Kosta është lektore që prej vitit 2013 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe punon gjithashtu si kërkuese në projekte të financuara nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus në fushën e inovacionit, modeleve të biznesit, ekonomisë qarkulluese, ekonomsë informale, etj. Gjatë vitit 2017-2018, Brunilda ka punuar si kërkuese pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Washington D.C., e cilësuar si një nga qëndrat kërkimore lider në botë. Brunilda mban titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës në fushën e modeleve të biznesit dhe performancës së firmave. Ajo është aktive në fushën e kërkimit shkencor, përmes botimeve në revista shkencore dhe pjesëmarrjes në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: modelet e biznesit, inovacioni, informaliteti, ekonomia qarkulluese.
Lëndët: Menaxhim Projekti, Menaxhimi i Operacioneve
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.