Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Visar Malaj ka lindur në Vlorë më 19 mars 1986. Në vitin 2007, ai kreu studimet bachelor në Statistikë, Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Padovas. Në 2009, Visari përfundoi studimet Master në të njëjtën degë dhe universitet. Në 2010, ai kreu shkollën e nivelit të dytë pas-universitare (në anglisht) në Ekonomi dhe Financë në Universitetin e Venecias; dhe në 2013, doktoraturën në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës, ku punon prej vitit 2010. Në 2016, ai kreu një shkollë post-doktorature në Ekonomiks Ndërkombëtar në Universitetin e Granadas. Visari ka qenë ‘visiting professor’ në disa universitete të tjera europiane dhe ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë. Ai është gjithashtu anëtar i ‘CERGE-EI Foundation Teaching Fellow’, si dhe fitues i ‘Civil Society Scholar Award’. Visari flet Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.
Fusha e kërkimit: Statistikë/Metoda sasiore (të zbatuara në ekonomiks dhe fusha të tjera sociale)
Lëndët: Ekonometri, Mikroekonomi, Ekonomiks Pune
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.