Departamenti: Ekonomiks
Grada/Titulli: Prof. Assoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Esmeralda Shehaj është lektore dhe kërkuese shkencore pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës që prej vitit 2006. Ajo ka kryer studimet për Matematikë 5-vjeçare në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur shkollën pasuniversitare dhe ka marrë diplomën e “Masterit Shkencor në Marketing” në IAMZ-CIHEAM, në Spanjë. Ajo ka kryer doktoraturën në Universitetin e Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar. Është përfshirë në shumë projekte kërkimore të financuara nga institucione ndërkombëtare si OSCE, GIZ, UNDP, RRPP dhe Universitetit i Fribourgut, CERGE-EI, etj. Vitet e fundit ka qënë bashkëautore në disa raporte projektesh dhe libra, si për shembull “Një vlerësim i tregut të punës në Veri të Shqipërisë”, “Qarkullimi i trurit dhe roli i diasporës në Ballkan”, “Përfshirja e grave në jetën sociale e ekonomike: Faktorët përcaktues të pjesëmarrjes së femrave në forcën e punës në Ballkanin Perëndimor”, “Efekti i emigrimit ndërkombëtar dhe remitancave në varfëri: Një qasje rajonale për Shqipërinë” dhe “Aftësi për Punë”.
Fusha e kërkimit: Migrimi, varfëria, ekonomiksi i punës, fuqizimi ekonomik i grave
Lëndët: Hyrje në Ekonometri, Metoda Kërkimi mbi Politikat Ekonomike – Modele Ekonomike të Kompjuterizuara, Ekonometri, Shkrim Akademik
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.