Leksion i Hapur me Balfin Group & B4Students

Në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua në bashkëpunim me Balfin Group një leksion i hapur i cili theksoi rëndësinë e profesionit si dhe vlerat e tij për zhvillimin profesional të studentëve.

Leksion i hapur u zhvillua nga drejtues e profesionistë të nivelit të lartë, znj. Elda Hysenbelli, Ceo e Acrem dhe Menaxherja Projektit të Green Coast Resort, znj. Aurela Kalaja, të cilat prezantuan dhe bashkëbidseduan me studentët për aspekte të zhvillimit dhe menaxhimit të këtij projektit, për perspektivën për punësim, të ndikimit të projektit në komunitet.

Gjithashtu, një pikë tjetër e rëndesishme e takimit, ishte dhe prezantimi i bashkëpunimit me B4Students, e cila është një mbështetje dhe pikë nisje për studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë në Intership-e. Ndër të tjera u vu theksi tek avantazhet e aplikimit nëpërmjet saj, ku shumë studentë nga Fakulteti ynë, janë fitues dhe të punësuar pranë Balfin Group.

Bashkëngjitur gjeni fotot gjatë leksionit të hapur.

Leksion i hapur “Green Coast Galeria by TEG” nga B4Students, 26 Tetor 2023

Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit të Ekonomisë me BALFIN Group do të organizohet leksioni i hapur “Green Coast Galeria by TEG” , me të ftuar:  

  1. Elda Hysenbelli, CEO e ACREM (kompania menaxhuese e TEG dhe QTU) 
  2. Armando Alicanaj, Administrator, Green Coast Resort & Residences 

  

Dy drejtuesit do të prezantojnë e bashkëbisedojnë me ju për aspekte të zhvillimit dhe menaxhimit të këtij projektit, për perspektivën për punësim, të ndikimit të projektit në komunitet, apo edhe çështje të tjera në interesin tuaj. 

📌 Takimi do të organizohet ditën e enjte, data 26 Tetor, ora 12:30-13:30  

Për studentët e interesuar lutemi konfirmimin e pjesëmarrjes në leksion, duke konfirmuar në link: https://forms.gle/juUMGJk21FEzPNgQA, brenda ditës së nesërme. 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.