Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Emden Leer,
Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
https://www.hs-emden-leer.de/en/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
- Bachelor;
- Master;

Afati për aplikime: 25 Nëntor 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.