Në kuadër të programit Erasmus + është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për vitin akademik 2023-2024, në kuadër të
Javës së 9-të Ndërkombëtare të stafit që organizohet nga Universiteti i Valladolid, Spanjë.


Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë (6 – 10 Nëntor 2023);

Tematikat:
Workshope me tema të ndryshme të projektit Erasmus+ KA171-ICM; Workshope mbi
Ndërkombëtarizimin; Praktikat më të mira në ICM (mobilitetet e stafit/studentëve); Sfidat e ICM
(mobilitetet e stafit/studentëve); Qëndrueshmëria dhe ndikimi i një projekti ICM; Vizibiliteti dhe
përhapja e programit Erasmus+ KA2 për ngritjen e kapaciteteve.

Afati për aplikim: 31 Gusht 2023 ora 11:00.
Për të aplikuar klikoni në këtë link:
https://uvamobplus2.uva.es/publico/apply

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Klikoni për më tepër: Shtyhet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të
Tiranës, në kuadër të programit Erasmus +, në Universitetin e Valladolid, Spanjë

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.