Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës, për pjesëmarrje në “Javën Ndërkombëtare të Trajnimit”, që ky universitet do të organizojë në muajin Prill 2023.

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
- Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Afati për aplikim: 13 Shkurt 2023, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.