Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 - Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët / Kohëzgjatja e bursave;

- Bachelor (1 semestër);

 - Master (1 semestër);

 Fushat e studimit:

 -Administrim biznesi;

-Teknologji Informacioni dhe Komunikimi;

 -Gjuhë e huaj;

Afati për aplikim: 11 Tetor 2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik të Rigës, Letoni, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.