Departamenti i Kontabilitetit, Fakulteti I Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, është pjesë e një konsorciumi bashkëpunimi në kuadrin e projekteve Horizon 2020, konkretisht i projektit “Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions – LeTSGEPs” me synimin të hartojë dhe zbatojë Plane të Barazisë Gjinore në institucionet akademike dhe kërkimore.

Projekti e zhvilloi aktivitetin e tij gjatë një periudhë katërvjeçare duke filluar nga 1 Janari 2020 deri në 31 Dhjetor 2023. Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, është i vetmi institucion kërkimor në Shqipëri i përfshirë si partner në këtë projekt. Anëtarët e tjerë të konsorciumit janë Institucione prestigjioze nga vende të ndryshme Europiane si: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Università di Modena e Reggio Emilia, RWTH Aachen University, Cergy, University, Paris, Mathematical Institute of the Serbian Academy of Sciences and Arts, Università di Messina, Institut de Ciencies del Mar, CSIC, Barcelona, Max PlanckGesellschaft.

Në muajin Mars 2024 u zhvillua takimi me përfaqësues të Komisionit Evropian, të cilët rishikojnë e vlerësojnë rezultatet e projektit në përfundim të tij. Në tërësinë e vet rezultatet e këtij rishikimi për projektin LeTSGEPs ishin mjaft pozitive, si më poshtë: Projekti LeTSGEPs ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme me ndikim të rëndësishëm e të menjëhershëm. Projekti ka patur performancë shumë të mirë duke shfaqur një qasje gjithëpërfshirëse dhe strategjike të Planeve të Barazisë Gjinore dhe duke ofruar një mori materialesh mbështetëse, me të cilat janë zhvilluar trajnime për anëtarët e projektit, por përmes tyre u zhvilluan trajnime edhe brenda institucioneve kërkimore me pjesëmarrje të konsiderueshme si nga personeli akademik, ndihmës akademik, administrativ dhe të studentëve.

Fokusi i këtij projekti ka qenë në integrimin e Planeve të Barazisë Gjinore me Buxhetimin Gjinor. Ky ka qenë një aspekt kyç inovativ që i ka dhënë projektit vlerën e tij të shtuar dhe pozicionin unik midis palëve të interesuara dhe projekteve të tjera simotra.

Projekti i ka arritur plotësisht objektivat dhe synimet e tij për periudhën dhe të gjitha përfundimet e publikuara në kohë janë të një cilësie shumë të mirë. Planet e Barazise Gjinore dhe paketat e punës mbështetëse dhe përfundimet e publikuara kanë kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të LeTSGEPs dhe kanë nxitur ndryshime të qëndrueshme institucionaleKuadri i monitorimit dhe vlerësimit të projektit ka luajtur një rol kyç në vlerësimin e efektivitetit dhe përshtatshmërisë së Planeve te Barazise Gjinore.

Projekti është monitoruar nga  RWTH, AACHEN University hap pas hapi dhe ka qenë një qasje praktike, gjithëpërfshirëse, duke paraqitur edhe ndryshimet e  çdo institucioni kërkimor pjesë e konsorciumit. Metodologjia e monitorimit është bazuar në një qasje me metoda të përziera që synonte të vlerësonte ndikimin e zbatimit të Planeve të Barazisë Gjinore në nivel institucional dhe individual.

Klikoni për më tepër:

Publikohet “Newsletter” i parë i projektit 1Future. Në të mund të gjeni informacion mbi ecurinë e projektit gjatë 6 muajve të parë të zbatimit të tij. Universiteti i Tiranës është koordinator i projektit të përbërë prej 18 partnerësh akademik dhe jo-akademik nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe nga vendet e BE-së.

Ndiqni për më shumë faqen web të projektit: https://1future.feut.edu.al/

The first newsletter of the 1Future project has been published. In it, you can find information about the progress of the project during its first 6 months of implementation. The University of Tirana is the coordinator of the project, which consists of 18 academic and non-academic partners from the Western Balkans region and EU countries.

For more information, please visit the project's website: https://1future.feut.edu.al/

Klikoni për më tepër

Moduli i parë Jean Monnet "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike" përfundoi me sukses

Moduli i parë Jean Monnet "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike" në kuadër të projektit "Promovimi i Ndryshimeve Klimatike dhe Menaxhimit të Riskut të Katastrofave në kuadër të Integrimit në BE" përfundoi me sukses pas 15 javësh intensive mësimi. Moduli u ofron studentëve njohuri të gjera në fushën e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, duke përfshirë tema të rëndësishme, të tilla si: aspektet njerëzore të ndryshimeve klimatike, ekonomia e ndryshimeve klimatike, financat e klimës, negociatat për klimën, marrëveshjet ndërkombëtare për klimën, politika ndërkombëtare të ndryshimeve klimatike, politika e klimës në vendet në zhvillim, dhe politika e klimës në BE.

Studentët ishin të angazhuar në mënyrë aktive në përmbushjen e qëllimeve të modulit, përmes projekteve të kursit dhe detyrave të ndryshme. Ata prodhuan, duke punuar në grupe me nga pesë student, dokumentarë në lidhje me aspekte të ndryshme të ndryshimit të klimës. Për më tepër, ata zhvilluan analiza të politikës klimatike në pjesë të ndryshme të botës.

Moduli u shoqërua me reagime shumë të mira nga ana e studentëve. Ata dëshmuan përvojën e tyre gjatë modulit përmes disa videove të shkurtra, të cilat u ndanë gjatë takimit të fundit të lëndës. Përmes reagimeve të studentëve, u perceptua motivimi i tyre për të marrë pjesë në këtë modul, dhe niveli i njohurive të fituara në kuadër të tij.

Në dritën e Ditës së Tokës 2021, përfundimi me sukses i Modulit "Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike", përfaqëson një kontribut të vlefshëm në zhvillimin e njohurive të rëndësishme për këtë brez studentësh, të cilët do të jenë vendimmarrësit e së ardhmes.

Më shumë informacion rreth rezultateve të kësaj lënde, duke përfshirë materialet didaktike, lexime, video, dhe projektet studentore, mund t’i gjeni në faqen e internetit të projektit:

http://climateanddisasters.feut.edu.al/

First Jean Monnet Module “Climate Change Adaptation” completed successfully

The first Jean Monnet Module “Climate Change Adaptation” within the project “Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration” was completed successfully after 15 intensive weeks. The module offer students extensive knowledge in the field of Climate Change Adaptation, including important topics, such as: Human Face of Climate Change, Climate Change Economics, Climate Change Finance, Climate negotiation, International Agreements for Climate, International Climate Change Policy, Climate policy in developing countries, and Climate Policy within the EU.

Students were actively engaged in the delivery of the module goals, through class projects and homework. They produced though group works 5 documentaries about different aspects of climate change. In addition, they developed climate policy analysis in different parts of the world.

The module gained very good feedback. Students delivered testimonials of their experience during the module, which were shared during the last meeting. Through the feedback of students, we were able to perceive their motivation in attending the class, and their ultimate understanding of the content of the module.

In the light of the 2021 Earth Day, the successful completion of the Module “Climate Change Adaptation”, represents a valuable contribution in the development of important knowledge for this generation of students, who will be the decision-makers of the future.

More information about the results of this course, including didactic materials, readings, videos, and student projects, can be found on the project website:

http://climateanddisasters.feut.edu.al/

Sottocategorie

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.